Komuna anashkalon rrugët kryesore në Miresh, reagojnë banorët
Gjilan – Anashkalimi i rrugës së njohur me emrin Morava që lidhë disa fshatra kufitare dhe ku banorët e Mireshit kanë tokat e tyre bujqësore ka nxitur reagime dhe pakënaqësi të shumta tek fshataret e Mireshit. Sadat Salihu përfaqësues i pikës së Vetëvendosjes në këtë fshat thotë se komuna urgjentisht duhet ta korrigjojë këtë gabim sepse rrugët në Miresh po shtrohen e asfaltohen sipas shijes partiake. Ky është një krim institucional që nuk duhet të ndodhë.
Banorët e Mireshit e sidomos ata të rrugës Morava janë tmerruar kur kanë dëgjuar se as këtë vit kjo rrugë nuk është në prioritetet e komunës.
Rruga Morava është nyja kryesore që lidhë fshatrat kufitare Bilinicën, Stublinën, Pograxhën, Dobrosinin të cilët e shfrytëzojnë në maksimum këtë arterie e që tani rruga është në gjendjen më të keqe të mundshme.
Sadat Salihu që vije nga Vetëvendosje thotë se është befasuar që komuna ka lejuar anashkalimin e kësaj rruge.
Ai thotë se pasojat e mos ekzistimit të Këshillit të Fshatit po vërehen tash kur kanë filluar disa investime të vogla në fshatin Doberqan. “Ky subjekt i përshëndet investimet e pakta në ketë fshat, por jo edhe punimet e këtyre projekteve që kanë qen të kontraktuara nga e qeverisja e kaluar. Si duket edhe kjo qeverisje ka filluar disa investime të vogla sikurse qeverisja e kaluar duke bërë seleksionime të rrugëve vetëm aty ku kanë ndikim njerëzit që janë të afërt me kryetarin e komunës Lutfi Haziri. Rrugët të cilat kanë qen në projekt me interes të përgjithshëm siç është rruga e Moravës, janë larguar nga punimet dhe kanë hy ato rrugica të ngushta të cilat janë rrugë private dhe rrugë që lidhin vetëm disa familje dhe nuk janë interes të shumicës së banorëve të fshatit” thotë Salihu.
Salihu thotë se nuk jemi kundër asfaltimit të këtyre rrugëve dytësore, por jemi që të mos hiqen nga prioriteti këto rrugë që janë me rëndësi primare dhe kanë vullnetin e shumicës së banorëve. “Rruga e Moravës është në interes lokal për komunën sepse lidh disa fshatra dhe shumë toka bujqësore që ndihmon lëvizjen e lirë të bujqve lokal në punimin e tokave të tyre. Gjithashtu në këtë pjesë të kësaj rruge është një lagje më e madhe dhe që janë tatimpagues të shkëlqyer të komunës. Në ketë pjesë të rrugës ka pasur edhe vërshime të kaluara dhe si pasoj sot e asaj dite në këtë pjesë nuk u është dal në ndihmë komuna asnjëherë dhe disa familje që kanë pasur nevojë të ndihmohen nuk janë përkrahur. Banorët është dashur vetë të ndërtojnë një urë statike për të kaluar lumin që është në gjendje të mjerueshme”.
Salihu kërkon nga komuna e Gjilanit që të marrin parasysh kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje e ta rregullojnë ketë pjesë të lagjes ku gjithashtu kjo lagje shpesh nuk ka as ndriçim publik./rajonipress/

