UBT

Kompromisi: Zeka kryetar i PDK-së, Mustafa kandidatë për kryetar të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në takimin që ka pasur një pjesë e kryesisë së PDK-së në Gjilan me Hashim Thaçin është arritur një lloj “kompromisi” që Izmi Zeka të mbetet kryetar i degës së PDK-së kurse Qemajl Mustafa të kandidohet për kryetar të Gjilanit. Thaçi sërish zbarkon të hënën në Gjilan.

Stërzgjatja e garës për kryetarë të degës së PDK-së ka gjasë t`i vije fundi të hënën, pasiqë një takim i Qemajl Mustafës me Hashim Thaçin e ka zbutur qëndrimin ose siç thonë zyrtarët brenda PDK-së e ka përafruar qëndrimin për të arritur një kompromis për ta caktuar më në fund kryetarin e degës së PDK-së.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se takimi i së hënës ku pritet të marrë pjesë edhe Hashim Thaçi do të jetë një kompromis koncensual dhe me rëndësi është ruajtja e unitetit të partisë dhe puna e përbashkët për fitoren e ardhshme.

Mobi Casa

Edhe pse Mustafa nuk e ka parapëlqyer komentimin rreth kompromisit burimet tona mësojnë se nga takimi që ka pasur Mustafa me Thaçin këtë të hënë është arritur kompromisi që Izmi Zeka të mbetet kryetar i degës së PDK-së kurse Qemajl Mustafa të mbetet kandidati i vetëm për kryetar të Gjilanit.

Megjithatë gjithçka mbetet të shihet në ora 17.00 ku pritet të marrë pjesë Hashim Thaçi i cili kishte propozuar Zenun Pajazitin për kryetar të PDK-së. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.