ARKATANA

Kompromis apo zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Blloku i partive të koalicionit paszgjedhor po përballet me dilemën e kompromisit me Partinë Demokratike të Kosovës rreth postit të kryetarit të Kuvendit. E kundërta e kompromisit, mbeten zgjedhjet e reja të parakohshme në vend. Liderët e Bllokut bashkë me nivele tjera të nënkryetarëve, që ata preferojnë t’i cilësojnë edhe si grupe punuese, i kanë vazhduar konsultimet edhe të martën. Por, burime nga këto takime bëjnë me dije se nuk kanë gjetur shumë zgjidhje.

Kompromis me PDK-në që t’i lëshojnë pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe vet të ridizajnojnë marrëveshjen, duke i lëshuar LDK-së postin e kryeministrit, ose të përcaktohen për zgjedhje. Nevojën për rishikimin e marrëveshjes e ka ngritur për të dytën apo tretën herë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

ARKATANA

“Tani është fundi i bllokadës. LVAN duhet të bëhet fleksibil dhe të veproj shpejtë. Ri-dizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur, gjithmonë pa e rrezikuar koalicionin LVAN”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook. Kurse për postin e kryet të Kuvendit, Gashi ka shkruar se “pozita e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet kompromis i përgjithshëm në Kuvend, përderisa sipas Gjykatës Kushtetuese nuk na takon”…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.