KKVITI

Kompletohet udhëheqja komunale e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Pas konstituimit të Kuvendit komunal, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti përmes një konference për shtyp, ka zyrtarizuar sot këshillin e ri të drejtorëve komunal. Është një ekip shumë i komponuar, gjithë përfshirës, profesional që plotëson standarde e kualitete që nuk janë aspak partiake, ekip që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve ka thënë Sokol Haliti.

Haliti ka shtuar se edhe konstituimi i kuvendit dhe zgjedhja e kryesuesit Naim Piraj, ka treguar një pjekuri dhe përgjegjshmëri nga ana e asamblistëve të cilët kanë menduar në mënyrë institucionale duke shtyrë proceset dhe dukë lënë anash interesat partiake”, tha Haliti.

Ai ka bërë të ditur ekipin që do të udhëheq me komunën e Vitisë gjatë 4 vitet e ardhshme që do të përbëhet nga 10 drejtori prej të cilëve në dy drejtori janë emëruar dy ushtrues detyre të drejtorit.

Uji Dea

Nënkryetar i komunës është Hasan Aliu, Drejtor i Administratës Isak Sadiku, Drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Ramiqi, Drejtor për Arsim Qahil Sinani, Drejtor i Shërbime Publike Nexhmedin Jakupi, Drejtor në Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Basri Aliu, Drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë Veton Ademi, Drejtoresh për Kulturë Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm Dionis Ukaj.

Kurse janë emëruar ushtrues detyre të drejtorit edhe Tajar Neziri në Drejtorin për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, si dhe Skender Ahmeti ushtrues detyre në Drejtorinë e Inspekcionit.

Haliti së bashku me udhëheqjen e Kuvendit dhe këshillin e drejtorëve, kanë bërë Homazhe dhe vunë tufë lulesh tek varrezat e dëshmorëve, te bustet e vëllezërve dëshmorë “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe tek shtatorja e dëshmorit Njazi Azemi “Komandant Mjekrra”./rajonipress/