UBT

Kompletohet Qeveria Komunale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qeveria komunale në Kamenicës tashmë është kompletuar pasi edhe AAK-ja ka dërguar katër emrat e katër drejtorive. Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës tha se tani këtë ekip të Begzad Sinanit e pret puna dhe angazhimet konkrete për të qenë transparentë dhe sa më afër kërkesave të qytetarëve.

AAK-ja në Kamenicë ka ofruar katër emra të rinj për të udhëhequr me katër drejtorit komunale në ekipin e Begzad Sinanit, raporton rajonipress.

Sipas një njoftimi që ka lëshuar dega e PDK-së në Kamenicë , AAK do të drejtojë drejtorinë për Urbanizëm, ku drejtor është caktuar Ilir Kastrati, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspeksion do të udhëhiqet nga Faton Jakupi, drejtoria për Bujqësi Zhvillim Rural nga Islam Isufi dhe Drejtoria për Pronë Kadastër dhe Gjeodezi nga Fadil Hoti.

Kurse nga PDK-ja do të udhëhiqet Drejtoria e Arsimit kurse drejtor është caktuar Agim Shkodra, Drejtoria për Buxhet dhe Financa nga Shejnaze Masurica dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Venera Dërmaku- Rexha.

Mobi Casa

Kurse AKR do të udhëheq me Drejtorinë e Administratës me drejtor Valon Maliqin , Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nga Ajshe Morina, Drejtorinë e Emergjencës nga Faik Rexhepaj dhe Drejtorinë e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës nga Fatmir Krasniqi.

Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës tha se tani këtë ekip të Begzad Sinanit e pret puna dhe angazhimet konkrete për të qenë transparentë dhe sa më afër kërkesave të qytetarëve.

“Ne jemi të përkushtuar që të merremi me problemet jetike të qytetarëve të Kamenicës kurse programet tona partiake do t`i jetësojmë bashkërisht dhe sipas marrëveshjes që kemi nënshkruar me PDK “ tha Matoshi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.