KKVITI

Kompletohet kryesia e PDK-së, Mustafa ka një paralajmërim të madh për LDK-në e AAK-në

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryesia e degës së PDK-së ka këtë përbërje: Enver Shabani, Bajram Isufi, Sahit Abazi, Alban Spahiu, Bujar Nevzati, Florent Buca, Hevzi Xhelili, Riad Rashiti, Elisah Ymeri, Bujar Uruqi, Kudret Rexhepi, Ekrem Kryeziu, Leonora Bunjaku, Riza Abdyli, Veli Jahiu, Bukurije Musliu, Fatbardha Selmani, Azize Ramadani, Florina Zymberi dhe Mimoza Shkodra. Qemajl Mustafa thotë se kjo kryesi me krejt potencialin tjetër të degës ka me e sfidue bindshëm, me elegancë e me plotë dije pushtetin tashmë të kalbur tërësisht të LDK-së, e të AAK-së. Majet e këtyre dy subjekteve tashmë janë trashur nga pasuria e “fituar” me hajni e me ndikim.

Së pari t’ju sqaroj se me Statutin e PDK, baza e madhe deleguese është Kuvendi i degës që në rastin tonë përbehej nga 293 delegatë. Ky Kuvend e zgjedh Këshillin drejtues të degës (KD) të cilit edhe ia beson përkujdesjen 4 vjeçare për bërjen e politikave për degën, për monitorimin dhe kontrollin e punës së Kryesisë e cila mandatohet nga KD. Pra për ndryshim nga subjekti rival (LDK) ne e kemi edhe një forum në mes të Kuvendit të degës dhe Kryesisë i cili e detyron kryesinë që të angazhohet dhe të qëndrojë “zgjuar”, që t`i kryej me saktësi detyrat e veta përndryshe e thërret në llogaridhënie dhe e sanksionon sipas nevojës ka sqaruar Qemajl Mustafa.

UBT

Mustafa tha se atij i ka ndodhur në vitin 2005 që ta kthej kryesinë në votëbesim në KD për shkak të problemeve që i shkaktonin në atë kryesi 5 anëtarë të saj. “Ajo kryesi kishte jetë vetëm 6 muaj atëherë. E thash këtë për ta shpjeguar që PDK krahasuar me subjektet tjera e ka të rregulluar fortë mirë institucionin e zgjedhjes demokratike të forumeve të saj sikur që e ka mirë të rregulluar edhe rrugën dhe mekanizmat për monitorim, kontroll e llogaridhënie. Jo rastësisht e përmenda bazën e madhe deleguese të kuvendit prej 293 delegatëve. LDK e kishte një kuvend me vetëm 101 delegatë edhe atë me delegatë të aranzhuar që me parë për t’a votuar kryetarin me aklamacion dhe për ta votuar shijen e këtij kryetari për kryesine e emëruar nga ai. Natyrisht, pa asnjë koment, pa debat e pa asnjë kundërshtim. Pra dallimi mes nesh dhe rivalit tonë është tepër i madh. Është i madh për aq sa e dallon një demokraci të plotë nga autokracia e plotë. Te ne është votuar në kutitë e votimeve me votë të lirë e të fshehtë” tha Mustafa.

Sipas tij më 13 Korrik 2019, KD prej 71 anëtarëve është përcaktuar që sipas statutit me votue gjithashtu me votë të lirë e të fshehtë dhe nga 49 kandidatë për kryesi janë zgjedhur 20 që kanë marr më së shumti besim. “Në mesin e tyre 6 femra që me kryetaren e rinisë dhe të gruas bëjnë gjithsej 8 femra të vyeshme. Ç’është e vërteta kemi hulumtue dy variante të zgjedhjes së Kryesisë, por secila variantë e ka nënkuptua votën e lirë dhe të fshehtë të KD. Njëri variant ishte ndarja e komunës në rajone dhe tjetri ishte pa ndarje rajonale. Derisa unë personalisht isha dhe mbetëm pranë modelit me prejardhje dhe përfaqësim rajonal, diskutimet na quan kah votimi pa këtë ndarje e që i ka sjellë pak kokëçarje degës tonë. Doli që ndonjë rajon i ka në kryesi dy e tre anëtarë dhe disa të tjera nuk e kanë asnjë përfaqësues në kryesi. Sidoqoftë krejt ishte fer, e bazuar në rregulloren zgjedhore dhe në statutin e partisë. Ajo që paksa me të drejtë i ka trazue shpirtrat pas zgjedhjes së kryesisë është lufta e ashpër e individëve dhe grupimeve për të ardhur në kryesi. Në këtë përpjekje janë bere lobime nga më të ndryshmet duke mos respektuar asnjë normë “morale” dhe duke mos i respektuar “vijat e kuqe” që i patëm vendosur deri te Kuvendi i degës. Thjeshtë është marr vota kudo që individët dhe këto grupime kanë arritur me e sigurue. Natyrisht, këtë nuk e kanë bërë të gjithë. Në kuptimin politik e statutar krejt kjo është në rregull, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi e doza të pezmit mes pretenduesve për kryesi. Krahu rival në këtë proces i kishte nja 8 deti 10 vota të cilat u përdoren kryesisht për këso lloj kusuritjesh e që edhe e ka determinue rangimin në listë dhe ardhjen në kryesi. Sidoqoftë akteret kryesorë që e bartën barrën e punës në PDK për shumë vite tashmë janë pjesë e kryesisë. A është me e mira kjo kryesi? Sigurisht që kjo pyetje mbetet pa përgjigje sepse edhe po të votohej sot serish me këtë qasje do të vinte një kryesi afërsisht sikur kjo që erdhi. Vendosja e ndonjë kriteri do të filtronte sadopak, por unë nuk jam skeptik. Kjo kryesi mund të punojë mirë. Me ndihmën e dhjetëra e qindra të tjerëve në strukturë natyrisht. Në kryesi tashme janë: Riad Rashiti, Sahit Abazi, Riza Abdyli, Bajram Isufi, Bujar Nevzadi, Elisah Ymeri, Hevzi Xhelili, Ekrem Kryeziu, Enver Shabani, Bujar Uruçi, Leonora Morina, Bukurije Musliu, Fatbardha Selmani e të tjerë deri te numri 20. Kanë ardhur emra të ri si Florent Buca, Alban Spahiu, Azize Ramadani, Veli Jahiu etj. Natyrisht kanë mbetur emra të spikatur jashtë kryesisë si : Faton Milazimi, Abdylatif Latifi, Omer Daku, Azem Mujku, Ukshin Ismaili, Fadil Osmani, Shukrie Rapuca, Arzie Nuhiu e shumë të tjerë… por të gjithë janë të vetëdijshëm që puna dhe angazhimi i sinqertë është ajo që i spikatë njerëzit e jo kollaret e bukura dhe të qenit në kryesi apo kudo tjetër në strukturë. Jam i sigurtë që pas një rehabilitimi të nevojshëm nga “traumat” zgjedhore kjo kryesi me krejt potencialin tjetër të degës ka me e sfidue bindshëm, me elegancë e me plotë dije pushtetin tashmë të kalbur tërësisht të LDK-së, e të AAK-së. Majet e këtyre dy subjekteve tashmë janë trashur nga pasuria e “fituar” me hajni e me ndikim. Thjeshtë, këto dy subjekte i ka mundë harami siç thotë populli. E kanë kontaminuar edhe krejt strukturën qeverisëse në komunë. Edhe prokurorinë, edhe gjykatën, edhe policinë, edhe ATK-në … Është imperativ i kohës dhe i njerëzve të komunës së Gjilanit për me u kthye PDK në qeverisje sepse mbahet mend sot e gjithherë periudha kur komuna u qeveris pastër. U qeveris me kulturë demokratike e shtetndertuese, me plotë punë, me plotë respekt, me plotë zhvillim dhe me hapje totale ndaj qytetarëve të saj e ndaj mediave. Thënë thjeshtë ishte një periudhë kur komunën e qeveriste plotësisht qytetari i saj dhe është e vetmja epokë që mbahet në mend gjatë dhe vetëm për të mirat që i solli kësaj komune” tha Mustafa./rajonipress/