Hidromorava

Kompletohet kryesia e AAK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e AAK-së në Gjilan, të shtunën mbajti zgjedhjet për përcaktimin e listës së anëtarëve përbërës të kryesisë së saj. Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, njëherësh edhe kryesuesi i Këshillit Drejtues Rexhep Kadriu, prezantoi para anëtarëve të këtij Këshilli, listën me emrat e propozuar për anëtarë të kryesisë së AAK Dega në Gjilan.

Sipas Kadriut, kjo listë prej 32 anëtarësh, është formuar duke u bazuar në tri shtylla kryesore në atë të ruajtjes së substancës së AAK-së, në përfaqësimin e profesionalizmit, në angazhimin e atyre qe kanë dhënë kontribut të veçantë gjatë luftës si dhe në vullnetin e dhënë nga aderimet e reja në AAK, për kontributin që do të japin.

Pas disa diskutimesh, Këshilli Drejtues votoi pro kësaj liste, duke miratuar kështu listën e anëtarëve të propozuar për kryesi, nga kryetari i degës Kadriu.

Mobi Casa

Ahmet Isufi, i cili ishte prezent në këto zgjedhje, i përshëndeti ato, duke thënë se kjo kryesi, e propozuar nga kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan zotëri Kadriu dhe e miratuar nga Këshilli Drejtues, do të jetë pjesëmarrje në angazhimin e mëtejmë të AAK-së, duke u treguar të përgjegjshëm si kryesi, funksionale dhe aktive.

Ai, anëtarët e rinj të kryesisë së degës së AAK në Gjilan, i quajti ekip i angazhimeve dhe punës konkrete.

Në kryesinë e AAK-së në Gjilan janë këta emra : Selami Xhemajli – nënkryetar i parë, Ahmet Demiri – nënkryetarë, Fadil Gashi – nënkryetarë, Mevlyde Zejnullahu – nënkryetarë, Nijazi Miftari – nënkryetarë, Nazim Gagica – sekretar, Hamit Azemi – sekretar organizativ, dhe anëtarëte e kryesisë Sali Mustafa , Xhevat Demiri , Halil Shala, Sokol Haziri, Petrit Ajeti, Basri Zejnullahu, Ibish Ibishi, Ajtene Shahiqi , Sami Azemi, Drita Ismajli, Xhevat Bekteshi, Muhamet Kastrati, Mimoza Kadriu, Nazim Hajdari, Xhylie Hajdari, Agim Zuzaku, Fidan Shaqiri, Rita Berisha, Agim Shkodra , Adelina Berisha, Nezir Neziri, Labinot Hyseni , Allgjyle Miftari , Rashit Ymeri, Sevdije Syla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.