UBT

Kompletohet dega e PDK-së në Kamenicë me 19 anëtarë të rinj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ka mbyllur punimet Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së në Kamenicë me zgjedhjen e Kryesisë së re prej 19 anëtarëve. Kryetari i degës Emin Krasniqi, ka thënë se mbledhja është zhvilluar në një atmosferë demokratike, në të cilën janë zgjedhur kandidatët më meritorë.

Kryetari i Degës së PDK-së, në Kamenicë, Emin Krasniqi, pas Kuvendit të degës që është mbajtur ditë më parë, e ku është zgjedhur kryetar i këtij subjekti politikë ka thënë se nga kuvendi zgjedhor janë përzgjedhur 72 anëtarë të Këshillit Drejtues të degës së PDK-së. “Kryesia e Degës së PDK-së në Kamenicë, do t`i ketë 19 anëtarë, kurse nga ju do të propozohen 47 kandidatë për kryesinë e re të degës”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Anëtarët e Këshillit Drejtues siç njofton bashkëpunëtori jonë Rexhep Hasani, më pas kanë bërë përzgjedhjen e kandidatëve për kryesinë e re të degës, e që në një kohë relativisht të shkurtër nga ana e komisionit zgjedhor, janë numëruar votat e që në fund dolën të jenë këta emra prej 19 anëtarëve të sapozgjedhur të kryesisë së Degës së PDK-së: Shaban Kastrati. Shefik Beqiri, Uran Berisha, Florim Sh. Kryeziu, Filloreta Rexha, Aziz Zubaku, Begzad Sinani, Samire Zubaku, Bajram Dërmaku, Lulzim Canaj, Enver Morina, Venera Rexha, Florim R. Kryeziu, Hava Vllasi, Valdete Sopi, Visar Dërmaku, Kujtim Gashi, Qazim Morina dhe Hajdar Ramabaja.

Hidromorava

Pas mbledhjes zgjedhore të Këshillit Drejtues, ku është zgjedhur kryesia e re e këtij subjekti politik, kryetari i degës Emin Krasniqi, ka thënë se mbledhja është zhvilluar në një atmosferë demokratike, në të cilën janë zgjedhur kandidatë më meritorë.

Krasniqi ka uruar kryesinë e re të degës duke iu dëshiruar suksese në mandatin e dhënë nga ana e Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.