“Kompleksi Gjilani” në Ksamil nuk shitet, përkundër ofertës së majme
Gjilan – Të enjten në kuvendin e Komunës së Sarandës në rend të ditës ishte edhe shitja e aksioneve të kompleksit Gjilani në Ksamil ku tani ajo ka kontratë shumë vjeçare. Kompleksit “Gjilani Ksamil” ju ofruan mbi 1 milion euro për blerjen e biznesit dhe aksioneve mbi 60% që ka kompleksi Gjilani Ksamil për shumë vitet e ardhshme, por pronari Selver Xhelili ka refuzuar që aksionet tu shiten aksionerëve turq.
Mirëpo pronari i Kompleksit Gjilani, Selver Xhelili ka refuzuar këto shitje aksionareve turk duke qëndruar besnik ndaj stafit dhe Ksamilit. “Ne do jemi shumë të fuqishëm dhe Ksamili është i gilangjive dhe më nuk paguhet ky imazh dhe do jemi të vendosur ta mbyllim kontratën deri në vitin 2020 me mundësi vazhdimi deri 2025” tha Xhelili.
Xhelili thotë se jemi të përkryer dhe jemi të organizuar për gjitha që Kompleksi Gjilani Ksamil ta ruan primatin në bregdetin shqiptar dhe më gjerë./rajonipress/


