United Hospital

Kompleksi “Gjilani” në Ksamil ndihmon në renovimin e xhamisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një gjest tejet human ka befasuar banorët e Ksamilit. Selver Xhelili pronar i kompleksit “Gjilani” në Ksamil ka vendosur të ndihmojë në renovimin e xhamisë në këtë qytet e cila është në gjendje të rëndë. Meqë këtu vijnë shumë pushues mysliman ne dëshirojmë që ta ndihmojmë xhaminë sepse dëshirojmë që pushuesit të ndihen të qetë edhe në këtë drejtim tha Xhelili.

Selver Xhelili ka vendosur të mishërohet me Ksamilin dhe bukurit e saja dhe trashëgimin kulturore që ka ky qytet.

ARKATANA

Xhelili tani së fundit duke parë gjendjen e rëndë të xhamisë në këtë qytet që ndodhet në kufi me Greqinë ka vendosur të ndihmojë në renovimin e saj. “Këtu ka besimtar mysliman dhe shumë të atillë që vizitojnë edhe kompleksin tonë. Gjendja në xhami ishte e rëndë dhe unë kam vendosur të ndaj një pjesë të mjeteve për ta rinovuar atë” tha Xhelili për rajonipress.

Xhelili tha se ka biseduar me imamin e xhamisë në mënyrë që shumë shpejt ky objekt fetar të jetë i gatshëm për besimtarët të cilët e frekuentojnë edhe kompleksin Gjilani.”Me këtë gjest dëshirojmë që muslimanët gjatë pushimeve të ndihen komod dhe të mund t`i kryejnë ceremonitë fetare. “Ksamili” është i gjilanasve të cilët me të madhe po na vizitojnë dhe ne dëshirojmë që të jemi afër tyre edhe me kërkesën që të kenë mundësi për të kryer ritet fetare. Ne do të jemi për shumë vite këtu në Ksamil dhe investimet tona do të shtrihen edhe në fushat tjera” ka premtuar Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.