KKGJILAN

“Kompleksi Gjilani” në Ksamil edhe këtë vit e ruan primatin, frekuentohet maksimalisht

/ 2 minuta lexim

Gjilan -“Kompleksi Gjilani” vazhdon të mbetet pika më frekuentuese për pushuesit kosovar, ata nga Maqedonia, Lugina dhe diaspora e në veçanti për gjilanasit. Selver Xhelili pronar thotë se edhe këtë vit vazhdojnë ta ruajnë primatin e më të mirit në bregdetin shqiptar.

“Kompleksi Gjilani”, tashmë ka rritur kapacitetet e saja duke pasur afër vetës 6 Hotele, duke ofruar shërbime dhe ushqimin tradicional kosovar. Kështu shprehet Selver Xhelili pronar i saj.

Xhelili tha se është i lumtur që edhe këtë vit pushuesit nga të gjitha trojet shqiptare e përzgjedhin sërish kompleksin “Gjilani”. “Ne po investojmë çdo ditë dhe do jemi gjithmonë afër pushuesve dhe në shërbim të tyre”tha Xhelili.

Xhelili tha se Ksamili është një vend që 70% e turistëve ka nga Gjilani dhe pjesa dërmuese nga diaspora.

Eco Higjiena

Sipas Xhelilit “Kompleksi Gjilani” është një ndër komplekset më të frekuentuara në bregdetin shqiptar. “Unë vërtet ndihem mirë me këtë fakt dhe nga zemra i falënderojë të gjithë pushuesit që kanë përzgjedhur ambientet tona, traditën tonë dhe kuzhinën tonë të pasur” thotë Xhelili.

Xhelili thotë se vet fakti që turistët kanë treguar një besim të madh ndaj Kompleksit Gjilani, kjo po na bënë edhe më të fort dhe më të organizuar. “Kemi forcuar dhe ngritur nivelin e disiplinës, pastërtinë, kemi avancuar në pjesën e stafit duke ofruar ushqime kosovare. Thjesht jemi një kompleks i përberë nga shumë hotele e restorante. Edhe kuzhinierin e kemi nga Gjilani i cili është i njohur për përgatitjet profesionale të ushqimit”.

Xhelili tha se tani po dëshmohet se “Kompleksi Gjilani” ka cilësi dhe pushimet e gjithë pushueseve janë të paharruara në ishullin Ksamil . “Ky kompleks tani ka linja të veta udhëtimi me komoditet evropian dhe do punojmë vazhdimisht që ta ruajmë këtë primat, pavarësisht se qarqe të caktuara mundohen kohë pas kohe të na dëmtojnë imazhin. Por gabohen sepse “Kompleksi Gjilani”, ka depërtuar thellë në mendjen e pushuesve nga Kosova dhe trojet shqiptare. Ne realisht e ngjallëm Ksamilin sepse kur erdhëm në fillim i tërë ky bregdet ishte i heshtur,e tani gjithkund dominon buzëqeshja shqiptare dhe mikpritja e ngrohtë e pronarëve nga Kosova” u shpreh Xhelili./rajonipress/