Fundamenti

Kompleksi “Gjilani” në Ksamil e Sarandë pushtohet nga kosovarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Xhelili thotë se kompleksi “Gjilani” tani ka arritur një marrëveshje me organet komunale në Sarandë ku përfitues do të jenë edhe komuna e Gjilanit edhe ajo e Sarandës pasiqë në këtë kompleks pritet të punësohen mbi 200 punëtor nga Gjilani dhe 201 nga Saranda. Xhelili thotë se tani kompleksi është vizituar nga mijëra pushues nga Kosova, Polonia, Çekia e Gjermania.

Kompleksi “Gjilani” tashmë po bëhet gjithnjë e më i adhuruar dhe i pranueshëm nga pushuesit vendor e të huaj.

Duke parë këtë interesim të pushuesve nga të gjitha vendet evropiane, e në veçanti të pushuesve kosovar Selver Xhelili menaxher në këtë kompleks tha për rajonipress se ka arritur një marrëveshje sezonale me Komunën e Sarandës për të bërë një punësim prej 200 vetave që vijnë nga Gjilani dhe 201 nga Saranda. “Kjo marrëveshje do të filloj të realizohet në vitin 2016 kurse punëtorët nga Gjilani që punojnë në kompleksin “Gjilani” nuk do të përfshihen në tatimet shtetërore” tha Xhelili.

UBT

Xhelili thotë se është i kënaqur me këtë hap të komunës së Sarandës sepse tua zgjidhësh problemin 200 familjeve është punë e madhe. “Punëtorët sezonal do të kenë rroga të majme, derisa vetëm tani janë rreth 83 punëtor që janë kryesisht nga Kosova. Ksamili do të jetë i gjilanasve dhe shpejt do e marrim në dorë dhe 100% do të menaxhohen nga ana e jonë hotelet e plazhet. Do të kemi një përkujdesje profesionale edhe për pushuesit dhe do të rrisim të gjitha kapacitetet” tha Xhelili.

Xhelili thotë se mbi 2000 pushues kanë frekuentuar për një kohë shumë të shkurtër kompleksin “Gjilani”. “Jam i kënaqur e pritjen që na bëjnë këtu vendasit në Sarandë e Ksamil. Edhe ne kemi sjellje korrekte dhe besoj që ky besim i ndërsjellë do të shpërblehet për të dyja palët. Një falënderim i veçantë shkon për pushuesit kosovar dhe ata nga diaspora të cilët po e zgjedhin kompleksin tonë për të kaluar pushimet” tha Xhelili. /rajonipress/