Uji Dea

Kompensim nga shteti kërkojnë mbi tremijë ish të burgosur politikë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbi tremijë ish të burgosur politikë kanë aplikuar për të përfituar nga kompensimi që do të bëjë Qeveria e Kosovës, për ditët që ata kanë qëndruar nëpër burgjet serbe.

Mirëpo, edhe pse zyrtarisht ka përfunduar afati i aplikimit, ish të burgosurit politikë, do të kenë mundësi që brenda afatit katërvjeçar të shfrytëzojnë mundësinë e aplikimit për kompensim.

RCCOLA

E të parët që do të përfitojnë nga kompensimi, do të jenë të moshuarit dhe ata që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryetari i Komisionit që do të bëjë vlerësimin e ish të burgosurve politikë, Hydajet Hyseni, ka thënë për Tribunën se edhe pse ka kaluar afati i aplikimit, askujt nuk do t’i humbë e drejta për të aplikuar (Tribuna).