Uji Dea

Kompany fton Adnanin te Belgjika

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Talenti kosovar Adnan Januzaj, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Manchester United, ndërsa vazhdon edhe presioni i madh ndaj tij se për cilën përfaqësuese do të luajë në të ardhmen.

Belgët e donë për vete, Shqipëria është në gjendje të bëjë gjithçka për ta pasur në skuadër, sa që trajneri i saj Gianni De Biasi flet pothuajse çdo ditë për djaloshin e artë nga Istogu. Ndërkohë, vendlindja e Adnanit, Kosova është në pritje që të bëhet anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, dhe shpreson që ta ketë në radhët e saj.

Mobi Casa

Përderisa Januzaj ka prejardhjen nga Kosova, ai është rritur në Belgjikë në akademinë e skuadrës së madhe Anderlecht, ndërsa tani përfaqësuesja belge është duke e kërkuar me ngulm që ta ketë atë në radhët e saj për kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.

Siç kanë raportuar mediat britanike dhe ato belge, ka qenë pikërisht kapiteni i Belgjikës dhe Manchester City, Vincent Kompany, ai që është duke i bërë presion 19-vjeçarit për ta zgjedhur Belgjikën. Sipas tyre, mbrojtësi i Cityt, ka kërkuar nga Januzaj që të pranojë të luajë me Belgjikën, pasi do të ishte zgjidhja më e mirë për karrierën e tij futbollistike, pasi do të luante edhe në kampionatin botëror, transmeton ‘elfvoetbal’./tribuna/