RCCOLA

Kompanitë në krizë për punëtor, as joshja e as mirësjellja nuk i ndal të rinjtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompanitë kosovare duhet urgjentisht ta ndryshojnë strategjinë nëse duan të mbajnë edhe ndonjë muaj fuqinë punëtore. Tash punëtori ka të drejtë të flas, të kërkojë rregulla dhe të diktojë kushtet e punës. Kompanitë private ende nuk janë duke e ditur se çfarë i ka gjetur shprehen punëtorët e krahut.

Ikja për në vendet e perëndimit është bërë përditshmëri tashmë. Po zbrazet Gjilani dhe po zbrazen shumë qytete tjera me të vetmin synim që të krijojnë një vend pune ku punëtori ka vlera.

Kompanitë kosovare dhe ato gjilanase ende nuk po e kuptojnë rrezikun që mund të vije nga mungesa e fuqisë punëtore.

UBT

Ermali një punëtor krahu thotë se ka mbledhur pak të holla për biletën e autobusit dhe është orientuar për në Gjermani.
“Po më thonë që në Gjermani s`ka pagë të mirë, po unë e kuptojë edhe atë propagandën e atyre që nuk na duan as atje. Unë do të shkojë dhe do e provojë atë shtet që e respekton të drejt n e punëtorit. Këtu në Kosovë punëtori është i shkelur, është më shumë se skllav dhe i përbuzur. E kjo tani nuk mund të ndodhë sepse rrethanat kanë ndryshuar” tha Ermali.

Misini një tjetër punëtor krahu thotë se tash punëtori ka të drejtë të flas, të kërkojë rregulla dhe të diktojë kushtet e punës. Kompanitë private ende nuk janë duke e ditur se çfarë i ka gjetur në realitet. Kanë me lutën edhe atë punëtorin më të dobët sepse nuk kanë me gjetën ma skllav. Kam me pastrue kanale në Gjermani veç me shijue situatën kur e merr rrogën – rrogë e respektin respekt” tha Misini./rajonipress/