United Hospital

Kompanitë fantome pasuruan oligarkët duke zhvatur tenderët

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Që nga paslufta e deri më sot në Kosovë janë krijuar një numër i madh i kompanive fantome, që sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe janë krijuar enkas vetëm e vetëm për të marrë tenderët qeveritarë në shuma milionëshe dhe për qëllim kanë zhvatjen dhe përfitimet, duke vepruar dhe duke qenë mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Krimi mafioekonomik mbetet i pandëshkuar nga organet e drejtësisë

Lekaj: Situata do të vazhdojë për aq kohë sa drejtësia do jetë në shërbim të Qeverisë

“E keqja e veprimit të këtyre kompanive është se ata janë bërë shumë të fortë dhe po veprojnë gjithnjë, duke qenë madje edhe mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe duke u bërë një shtet në shtet, të pandëshkuar nga drejtësia”, shprehet deputeti Haxhi Shala

Që nga paslufta e deri më sot në Kosovë janë krijuar një numër i madh i kompanive fantome, që sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe janë krijuar enkas vetëm e vetëm për të marrë tenderët qeveritarë në shuma milionëshe dhe për qëllim kanë zhvatjen dhe përfitimet, duke vepruar dhe duke qenë mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Arsyeja e vetme e themelimit të këtyre kompanive fantome qëndron në synimin që të legalizojnë paratë e pista, të fituara nga krimet e bëra të klaneve mafioze-ekonomike dhe atyre politike përmes tenderëve qeveritarë.

Mobi Casa

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë Prokurorisë së Shtetit dhe EULEX-it se çfarë janë duke vepruar në këtë drejtim dhe se deri kur këto institucione do të mrizojnë e të sodisin zyrtarët e tyre nuk kanë kthyer përgjigje. Në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës në mes tjerash thuhet:”Policia e Kosovës në të gjitha rastet ku ka elemente të dyshimit për ndonjë vepër penale, në konsultim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente, ndërmerr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka”.

Sipas ekspertëve, në këto punë të pista janë të përfshirë edhe zyrtarët më të lartë politikë, përfshirë edhe ministra, që kanë krijuar rrethin e tyre dhe OJQ-të fantome, përmes së cilave ata ka vite që po marrin projekte nëpër ministritë e ndryshme dhe ato para prapë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klaneve të lidhura me ata.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Nehat Magjuni, u shpreh për “Kosova Sot” se pjesa më e madhe apo shumica e kompanive serioze dhe OJQ-të që nuk janë të lidhura me pushtetin dhe nuk u shërbejnë këtyre pushtetarëve të dekadës së fundit dhe atyre aktualë që janë në pushtet nuk mund të marrin projekte e as tenderë. “Paraja publike është e koncentruar vetëm të një varg kompanish fantome që janë krijuar “ad-hock” dhe vetëm për të rrëmbyer paranë publike”, është shprehur ai.

Deputeti opozitar Haxhi Shala (Nisma për Kosovën), thotë se ka disa vite që në Kosovën e pasluftës shtresa e oligarkëve po pasurohen në saje të bizneseve fantome që janë të krijuara enkas dhe vetëm për zhvatje e përfitime përballë një tregu të hapur. “E keqja e veprimit të këtyre kompanive është se ata janë bërë shumë të fortë dhe po veprojnë gjithnjë duke qenë madje edhe mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke u bërë një shtet në shtet”. Sipas Shalës, ajo që brengos është heshtja e Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë së EULEX-it që me indiferencën e tyre vetëm po sodisin e nuk po veprojnë.

Ndërsa, deputeti Pal Lekaj për “Kosova Sot” shprehet se krijimi i këtyre kompanive fantome në vazhdimësi ka pasur tendenca për manipulimin e fondeve publike, të cilat konkurrojnë dhe gëzojnë favorizim gjatë ndarjes së tenderëve publikë.

Më tej deputeti Lekaj u shpreh: “Krijimi i këtyre kompanive fantome gjithsesi se po i dëmton bizneset serioze, meqë u pamundëson qasjen në projektet e financuara prej sektorit publik. Dhe, gjithsesi se kjo situatë do të vazhdojë për aq sa sistemi i drejtësisë do jetë në shërbim të Qeverisë, përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Shtetit”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.