Uji Dea

Kompanitë fantome pastrojnë milionat e pushtetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shpërdorimi masiv i fondeve publike nuk ka të ndalur. Drejtësia duarlidhur para abuzimit të hapur të Qeverisë

“Në vendet ku institucionet shtetërore kryejnë punën e vet sipas ligjit, transaksionet e këtyre kompanive i identifikojnë se janë fiktive dhe bëjnë ndjekjen penale. Niveli i funksionimit të këtyre kompanive është dëshmi e shkallës së jofunksionalitetit të institucioneve shtetërore”, u shpreh analisti Xhevat Meha

Që nga paslufta e deri më sot në Kosovë ka një numër të madh të kompanive fantome, që janë krijuar enkas për të marrë tenderët qeveritarë në shuma milionëshe. Ndërkaq, analistët e ekonomisë dhe specialistët e kësaj fushe thonë se arsyeja e vetme e themelimit të këtyre kompanive ‘fantome’ qëndron në synimin që të ‘legalizojnë’ paratë e pista të fituara nga krimet e bëra të klaneve mafio-ekonomiko dhe atyre politike përmes tenderëve qeveritarë.

ARKATANA

Deputetë nga opozita thonë se në këto punë të pista se janë të përfshirë zyrtarët më të lartë politikë, përfshirë mbase edhe ministra që kanë krijuar nga rrethi i tyre edhe OJQ fantome, përmes së cilave ata ka vite që po marrin projekte nëpër ministritë e ndryshme dhe ato para prapë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klaneve të lidhura me ata.

Besnik Bislimi, deputet nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, tha për “Kosova Sot” se në vazhdimësi ka pasur tendenca për manipulim fondesh publike përmes krijimit të kompanive fiktive, të cilat konkurrojnë dhe gëzojnë favorizim gjatë ndarjes së tenderëve publikë. “Gjithsesi kjo i dëmton bizneset serioze, meqë u pamundëson qasjen në projektet e financuara prej sektorit publik”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.