Mobi Casa

Kompanitë e sigurimeve zhvatin qytetarët 10 milionë euro çdo vit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Çmimet, që detyrohen të paguajnë qytetarët janë të larta dhe sillen prej 70 deri në 250 euro për një policë sigurimesh njëmujore, varësisht në cilën pikë kufitare mund të jetë blerë ajo, ndërkohë deri në anë- tarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë, gjithashtu, një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetit dhe koha e qëndrimit në Kosovë.

Sipas të dhë- nave, rreth 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë. Të gjitha këto mjete grumbullohen në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, e më pas ato shpërndahen tek kompanitë e sigurimeve, kurse nga shuma e grumbulluar vetëm tatimi mbi vlerën e shtuar derdhet në buxhetin e Kosovës, ndërkaq ‘kulaçi’ i fitimeve ndahet në mes të kompanive të sigurimit, ku për të marre një licencë për kompani të sigurimeve ose duhet të jetë pronar ndonjë pushtetar i nivelit të lartë, ose duhet paguar haraç tepër të madh, ose në të kundërtën kërkesa për licencë refuzohet. Ndaj së këndejmi analistët dhe ekspertët e fushës pyesin se a po tallen kështu me qytetarët kosovarë kompanitë e sigurimeve në Kosovë, Byroja kosovare e sigurimeve, por edhe të gjitha qeveritë e deritanishme, duke i privuar qytetarët nga e drejta për Karton të gjelbër, si policë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës?!

Fajin kryesor e ka qeveria

HW

Bankieri Milazim Abazi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo po ndodh, për shkak se Kosova nuk është e mbuluar nga Kartoni jeshil, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Byrosë Evropiane të Sigurimeve. “Shih për këtë arsye kompanitë e sigurimeve duhet të mbulohen në njëfarë forme për riskun që kanë nga qarkullimi i këtyre automjeteve me targa të huaja në Kosovë. Për këtë më së paku fajtor janë kompanitë e sigurimeve, ngase fajtor numër një për këtë është Qeveria e Kosovës dhe BQKja si rregullator i fushës së sigurimeve. Me angazhime më serioze të qeverisë dhe të BQK-së, Kosova kaherë do të anë- tarësohej në Byronë Evropiane të Sigurimeve. Për të qenë anëtar në këtë Byro nuk është e thënë të jesh anëtar i OKB-së, sepse këtu vendoset me shumicë votash, ashtu siç vendoset për anë- tarësim në BB apo në BERZH”, theksoi ai. “Problemi i pagesës së policave të sigurimit në kufij një herë e mirë edhe për diasporën tonë do të zgjidhet me anë- tarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit jeshil ose deri atëherë këto polica t’i marrë në barrë buxheti i Kosovës”, u shpreh bankieri Milazim Abazi.

Periudhë mashtrimesh

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot” se kompanitë e sigurimeve që nga viti 2006, kanë filluar të hapen sikur burimet e ujit nëpër male, apo sikur hithat që dalin në verë. ” Dua të them që shumica e këtyre kompanive të sigurimit të huaja sipas mendimit nuk as licencë për të punuar në Kosovë, unë mendoj që Byroja Kosovare e Sigurimeve duhet të fillojë me një strategji për mbylljen e këtyre kompanive, që nuk janë vendore (pra nga Kosova), dhe të fillojë me trajnimin dhe trajtimin e kompanive vendore”, theksoi ai. “Është e vërtetë që shumë kosovarë sot nëpërmjet internetit online po blejnë Kartonë të gjelbër për të dalë në Evropë, që vetura e tyre të jetë e siguruar, por unë mendoj që kjo mënyrë është shumë e gabuar, duke e ditur që çmimet janë tepër të larta, dhe vetëm “Zoti” e di se a është e pranueshme ai karton që e marrin qytetarët për të shkuar në vendet evropiane në shtetin ku kanë vendosur, sepse viteve të kaluara jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën ka pasur mashtrime të tilla nga keqpërdoruesit që i mashtronin qytetarët, kinse po u japin Karton të gjelbër, por në fund rezultati ka qenë që ai karton ka qenë FALS apo i RREJSHËM”, u shpreh Grapci. “Prandaj, nëse dëshirojmë një shtet ekonomik, stabil dhe të sigurt, atëherë duhen qytetarët e Kosovës të fokusohen dhe të drejtohen më shumë tek kompanitë vendore, sepse vetëm në këtë mënyrë i ndihmojnë vetes dhe shtetit të Kosovës”, spikati për gazetën “Kosova Sot” eksperti i ekonomisë Dardan Grapci./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.