Fundamenti

Kompanitë e angazhuara nga MPB’ja i fryjnë çmimet e furnizimeve për të riatdhesuarit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Janë disa kompani që Ministria e Punëve ët Brendshme (MPB) që udhëhiqet nga Bajram Rexhepi, e që janë angazhuar për furnizim me artikuj ushqimor të të riatdhesuarve. Por, ato po i fryjnë çmimet e mallrave që furnizojnë.

“Koha Ditore” ka gjetur se 60 kilogram miell shkruhen në fatura sikur janë blerë për 60 euro, apo tre fish më shtrenjtë se në treg. Të riatdhesuarit ankohen se furnizimet janë të cilësisë së dobët dhe të pamjaftueshme.

Eco Higjiena

Një nga pronarët e këtyre kompanive të angazhuara nga MPB’ja ka thënë se ata nuk fitojnë nga këta tenderë publik më shume se 7-8 përqind, derisa e ka pranuar që te cmimet bëjnë hile. “I bëjmë do far kalkulimesh”, ka thënë Fehmi Bajraktaraj, pronar i kompanisë “Bajraktari Com”.

MPB’ja përmes zyrës për Informim nuk e ka kontestuar këtë mënyrë të bërjes së çmimeve, derisa kohë më parë në Kuvendin e Kosovës është alarmuar për dobësi në Ligjin e Prokurimit Publik.