UBT

Kompanitë detyrohen të paguajnë 18 për qind për lëndën e parë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zbatimi i pakos së re fiskale ua shton hallet bizneseve.
AKB-ja dyshon se masat ligjore lënë hapësirë për korrupsion

“Ne kemi hasur në ndryshimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës. Si prodhues këtë gëzim nuk e kemi, pasi për lëndën e parë ne sot duhet ta zhdoganojmë me 18 për qind. Në mëngjes herët i jemi drejtuar Administratës Tatimore të Kosovës, e cila kërkon 15 ditë para importit të lëndës së parë të njoftohet ATK-ja për lejen e importit për kontingjentin e lëndës së parë dhe të parashtrohen garancitë bankare që të lirohemi ne me 0 për qind”, tha Sylejman Konushevci

Drejtuesit e ATK-së thonë se Administrata Tatimore e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që t’i ofrojë shërbimin e duhur biznesit që ata të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë lirimet dhe të drejtat që parashihen me ligj.

Mobi Casa

Nahit Sharku, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, ka thënë se brenda pakos fiskale është bërë një sqarim i të gjitha proceduarave, ku janë eliminuar të gjitha keqkuptimet që kanë ekzistuar në raport me shfrytëzimin e legjislacionit tatimor. Sharku ka shtuar se për mosrespektim të pakos së re fiskale ATK-ja do të marrë të gjitha masat ndëshkuese dhe se janë të gatshëm për të eliminuar çdo mundësi të keqpërdorimit të saj.

Ndërkaq, njohës të ekonomisë dhe fushës së drejtave të konsumatorëve dhe deputetë të Kuvendit vlerësojnë se ndryshimet e kanë gjetur të papërgatitur ATK-në. Deputeti Bali Muharremi është i mendimit se paraprakisht ka qenë dashur që të paktën për tre muaj të organizohen trajnime me stafin e ATK-së dhe bizneset për këto ndryshime. “ATK-ja nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe ekspertë të këtij profili që të monitorojnë abuzimet e ndryshme që po bëhen sidomos nga bizneset oligarkike me ndryshimet e TVSH-së”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.