HW

Kompania turke fitoi 22 milionë euro nga shitja e rrymës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) gjatë vitit 2017 ka dyfishuar fitimin, duke e krahasuar me një vit më herët. Në bazë të raportit të Auditorit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se gjatë vitit që lamë pas KESCO ka realizuar një fitim të pastër prej 22 milionë e 624 mijë eurosh, duke i dyfishuar fitimet nga viti paraprak, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetëm gjatë vitit 2017 Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), që është pronë e kompanisë turke “Çalik & Limak”, ka siguruar profit të pastër prej 22 milionë e 624 mijë eurosh, ndonëse zyrtarët e kësaj kompanie në vazhdimësi janë ankuar për probleme të vazhdueshme financiare.

UBT

Në raportin e Auditorit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet qartë se në vitin paraprak profiti i pastër i kësaj kompanie është dyfishuar në raport me vitin paraprak (2016). Gjatë vitit 2016 KESCO kishte siguruar një profit neto prej 12.8 milionësh, derisa gjatë vitit 2015 profiti neto i kësaj kompanie ishte 16.5 milionë euro. Po ashtu gjatë vitit që lamë pas Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka rritur dukshëm shpenzimet tjera në raport me vitin 2016, siç është dyfishimi i shpenzimeve për mbështetje të menaxhmentit, por edhe shpenzime tjera të luksit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.