UBT

Kompania “Tali” vullnetarisht pastron shembjet e dheut në rrugën Pograxhë – Stublinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Shembjet e dheut dhe gurët që bien pandërprerë në rrugën Pograxhë – Stublinë janë pengesë serioze për vozitësit dhe kalimtarët. Kompania “Tali” vullnetarisht ka larguar këto pengesa.

Shembjet e dheut dhe gurët e shumtë që shihen kudo në rrugën Pograxhë – Stublinë janë pengesë serioze për vozitësit dhe vet kalimtarët.

Rruga e cila ka kushtuar 1 milion e 200 mijë euro nuk mirëmbahet sezonës verore, kohë kjo kur shembjet e dheut janë të pranishme.

Eco Higjiena

Kompania “Tali” vullnetarisht ka larguar këto pengesa dhe e ka pastruar rrugën.

Refik Ismajli nga Kompania “Tali” tha se gjendja në rrugë ishte e vështirësuar dhe nuk kemi hezituar që të dalim dhe ta pastrojmë.”Neve në fakt na ftuan nga Ministria e Transporteve edhe pse nuk kemi kontratë për të kryer këto shërbime, thjesht pronari i kompanisë Florim Zuka u tregua zemërgjerë dhe na obligoi që të dalim në teren” u shpreh Ismajli./rajonipress/