ARKATANA

Kompania “Tali” jep donacion një autoambulancë për nevojat e spitalit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania “Tali” ka ofruar si donacion një autoambulancë për nevojat e spitalit të Gjilanit. Florim Zuka pronar i kompanisë së bashku me prindin e tij i dorëzuan çelësat drejtuesve të spitalit të Gjilanit.

Një autoambulancë është dorëzuar si donacion të premten nga kompania “Tali” në Gjilan.

Florim Zuka pronar i kompanisë së bashku me prindin e tij i dorëzuan çelësat e autoambulancës drejtuesve të spitalit të Gjilanit.

ARKATANA

Nisret Hajrullahu drejtor i spitalit tha se ky donacion e zbut gjendjen dhe e ndihmon shëndetësinë e Gjilanit.”Kemi pasur nevojë për një autoambulancë dhe u jemi mirënjohës donatorit” tha Hajrullahu.

Kurse Florim Zuka pronar i kompanisë tha se donacionin e ka bërë me shumë vullnet e përkushtim. “Spitalet gjithmonë kanë nevojë për kontribute të tilla dhe unë së bashku me familjen time vendosëm që kësaj radhe ta ndihmojmë spitalin e Gjilanit. Vërtet jam i lumtur që kisha mundësi që të ofrojë një kontribut modest për nevojat e spitalit të Gjilanit” tha Zuka./rajonipress/