Hidromorava

Kompania “Majli Commerce” heq dorë nga të gjitha pakot emergjente dhe ndihmat stimuluese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Njëra ndër kompanitë më të mëdha në vend NTP “Majli Commerce” me pronarin e saj, Fatmir Ymeri, i cili shquhet me bujarin e tij sa herë që e kërkon nevoja për popullin e Kosovës, ka hequr dorë nga të gjitha pakot emergjente dhe ndihmat stimuluese që shteti i Kosovës ka ndërmarrë karshi bizneseve vendore në situatën të cilën po gjendemi në pandeminë e COVID-19. “Dua t’ju bëj me dije Institucioneve shtetërore dhe komunës së Gjilanit, që në shenjë të solidarizimit me popullin tim për shkak situatës aktuale të pandemisë globale COVID-19, ne kemi hequr dorë nga çdo ndihmë që i jep shteti i Kosovës për bizneset, edhe pse jemi në një situatë tejet të vështirë dhe të dëmtuar në biznesin tonë, në shenjë të popullit tim këto ndihma të cilat mundem ti marrë jua dedikoj njerëzve në nevojë dhe atyre të cilët gjinden në gjendje të vështirë ekonomike, andaj heq dorë nga të gjitha subvencionet e ndihmës të cilat më takojnë”.

Ymeri ka theksuar edhe pse është i dëmtuar rënd biznesi i tij, ai në shenjë respekti për punëtorët e tij gjerë më tani të gjitha obligimet financiare ndaj tyre i ka përfunduar.
“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që punëtorëve të mi ju kam dal në ndihmë në këto momente të vështira, nuk dua që familjet e tyre për shkak pandemisë ta ndjenjë vetën të dëmtuar e të harruar, dhe gjerë në momentin e fundit punëtorët e mi do të jenë pjesë e familjes sime”.

Mobi Casa

Pronari i NTP “Majli Commerce”, Fatmir Ymeri, ka bërë apel të gjitha bizneseve që në këto momente kur e tërë bota po përballet me një virus të padukshëm, t’ju dalin në ndihmë punëtorëve të tyre, edhe pse e kanë të vështirë por pa vështirësi nuk ka mirësi dhe respekt, së bashku do t’ja dalim ta mposhtim këtë të keqe që e ka përfshirë globin botëror.

Fatmir Ymeri njihet si një person që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dal në ndihmë njerëzve në kohë të vështira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.