Fundamenti

Kompania gjilanase organizon forum biznesor në Pragë të Çekisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin e kompanisë Global Consulting & Development Associates , nga Gjilani, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë, një delegacion prej 12 kompanive Kosovare kanë marrë pjesë në një forum biznesi në Pragë në Republikën e Çekisë gjatë datës 26-27 nëntor 2012.

Kompania Global Consulting & Development Associates nga Gjilani ka organizuar forumin biznesor ndërmjet kompanive Kosovare dhe atyre Çeke në Pragë.

Nën organizimin e kompanisë Global Consulting & Development Associates nga Gjilani, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë, një delegacion prej 12 kompanive Kosovare kanë marrë pjesë në një forum biznesi në Pragë në Republikën e Çekisë gjatë datës 26-27 nëntor 2012.

Kompanitë Kosovare të përzgjedhura nga Global Consulting & Development Associates Sh.p.k patën mundësin që të takohen dhe bashkëpunojnë me biznese të ndryshme Çeke, të cilat operojnë në këto veprimtari: ndërtimore, konsulencë, në fushën e energjisë së ripërtërishme, solare, si dhe atë te metaleve tha për rajonipress Arsim Vranovci drejtor në kompaninë Global Conlsulting.

Eco Higjiena

Sipas Vranovcit në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Pragë, Zëvendës Ambasadori Lulzim Mjeku, si dhe përfaqësues të Konfederatës së Industrisë të Republikës Çeke.

Gjatë këtij forumi, prezantimi i kompanive Kosovare për ato Çeke u bë nga Arsim Vranovci, Drejtor Ekzekutiv i Global Consulting & Development Associates . Më pas ky delegacion në krye me Arsim Vranovcin patën edhe një takim me Ambasadën e Kosovës në Pragë, të cilët u pritën nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, Zonja Ariana Zherka Hoxha.

Gjatë këtij takimi, zoti Vranovci e ka informuar Ambasadoren Zherka për zhvillimet e forumit biznesor dhe aktivitetet e tij. Gjithashtu në këtë takim u diskutua për një vizitë biznesi të kompanive Çeke në Kosovë i cili do të mbahet në fillim të vitit 2013, takim ky i cili do të organizohet nga kompania Global Consulting & Development Associates në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë dhe Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë./rajonipress/