ARKATANA

Kompania e madhe Fluidi merr licencën për prodhimin e produktit Helga

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Korporata e njohur nga Kosova, Fluidi Corporation, e cila operon në tregun kosovar që nga viti 1994 me produktet e saj të lëngjeve të gazuara dhe të pa-gazuara, tashme është licencuar edhe nga një kompani e njohur Gjermane – Hello Helga, për prodhimin e pijes natyrale Helga.

Produkti Helga është pije unike freskuese me përmbajtje te algave. Kjo pije si bazë të saj e ka algën Chlorela, përbërës i cili sipas nutricistëve konsiderohet si element me vlera të larta ushqyese.

Pija Helga është jo-alergjike dhe pa laktozë, me vlera te ulëta te karbohidrateve si dhe opsion shumë i mirë vegan dhe vegjetarian.

Një shishe Helga me 290 ml përmban një të katërtën e kërkesës individuale të përditshme të vitaminës B12, kurse ka 30 kalori më pak se sasia e njëjtë e lëngut të mollës.

Helga është pije e përzier me ujë, sheqer panxhar, dyoksid karboni, alga chlorella të ujërave të ëmbla dhe acidulants.

Mobi Casa

Pija Helga është një përzierje e fshehtë bimore dhe e frutave që i jep shijen natyrale dhe gjithashtu shuan etjen në ç’do kohë!

Që nga viti 2017, Fluidi arriti sukses duke u licencuar për prodhimin e këtij produkti unik.

Helga tanimë është prezente ne tregun gjerman dhe atë austriak, me një rrjetëzim të gjerë brenda këtyre tregjeve, kurse më së shpeshti gjendet në rrjetin e njohur te restoranteve Nordsee (Wir Sind Fisch) me vendndodhje në Gjermani dhe Austri.

Përkundër rrethanave të vështira dhe konkurrencës së madhe, Fluidi ka përmbushur të gjitha standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj duke e zgjeruar kështu dita ditës tregun e saj të synuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.