Mobi Casa

Komiteti Teknik Emergjent kërkon që KEK-u të sigurojë rrymën e nevojshme për të evituar reduktimet

/ 1 minutë lexim

Komiteti Teknik Emergjent në takimin e dytë pas themelimit nga Ministria e Ekonomisë ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) duhet të sigurojë rrymën e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët.

Sipas njoftimit, kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjasë deri më 25 gusht 2022.

Uji Dea

“Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik. Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit ‘Kosova B’ të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ky Komitet ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.Ai përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë.