KKVITI

Komiteti për Politikë e Financa për vitin 2019 shqyrton dhe aprovon disa propozime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur të enjtën mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar këto pika të rëndit të ditës:
Shqyrtimi i planit vjetor 2019 dhe plani strategjik 2019 i njësisë se Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë.
Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain.
Draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative.

Uji Dea

Gjithashtu në këtë mbledhje janë paraqitur edhe dy informata si:
Informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.
Informatë nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2019.

Ndonëse për këtë mbledhja ishte paraparë të votohet edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018 me shumicën e votave të anëtarëve të këtij Komiteti, u vendos që këto pasqyra të plotësohen dhe të sillën në mbledhjen e radhës./rajonipress/