KKGJILAN

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti takimin e radhës, trajtojnë disa pika të rëndësishme

/ 2 minuta lexim

Viti – Sot në Viti, Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj mbledhje anëtarët e këtij komiteti ngritën çështje të ndryshme jashtë rendit të ditës.

Më pas kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi që njëherit edhe kryesues i këtij komitet bëri me dije për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve nga niveli qendror.

Ai tha se me kërkesën e ekzekutivit kanë ardhur edhe disa pika shtesë jashtë rendit të ditës dhe kërkojnë mendimin e anëtarëve të KPF-së se a janë pro hyrjes së tyre në rend të ditës.

Me shumicë votash ata u pajtuan që ato të shqyrtohen në këtë mbledhje. Ndërkaq si përfaqësues i ekzekutivit në takim ka marrë pjesë zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Fidanishtja

Në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat që janë të parapara për votim por ka pasur edhe pika që nuk janë për votim.
Përndryshe në këtë takim u shqyrtuan këto pika:
Procesverbali nga mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Propozim rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës.

Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Komunitete për vitin 2023.
Plani vjetor për vitin 2023 dhe plani strategjik për Njësinë e Auditimi të Brendshëm të Komunës së Vitisë, për periudhën kohore 2023-2025.

Informatë për planifikimin përfundimtar për prokurimin për periudhën janar-dhjetor 2023
Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuar në fshatin Gërmovë.

Propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës 01.02.2022, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Propozim vendimi për ndryshim të vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energjinë dhe Klimën (PKVEK) 2022- 2030, me nr, 01-110/05-1364 i datës 05.12.2022
Propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2023-2026.