ARKATANA

Komiteti për Planifikim Urban miraton raportin e drejtorisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sa i përket të hyrave, Valojn Shefkiu ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 520 mijë euro, ose gati dyfish më tepër se vitin e kaluar (283 mijë euro), ndërkaq shpenzimet janë ulur në minimum – 6.738 euro e që janë përgjysmë më pak se vitin e kaluar (13.553 euro).

Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit (KPUMM), në takimin e radhës, që e ka drejtuar Artan Hoxha, kryesues, ka miratuar raportin e punës së drejtorisë së linjës për periudhën janar-qershor 2016, të cilin e ka paraqitur drejtori Valon Shefkiu. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM) ka kryer detyrat e saj të planifikuara në të gjithë sektorët.

Sektori i Planifikimit ka kryer gjithsej 69 lëndë, 20 prej tyre parcelime, kurse sektori i lejeve ka shqyrtuar 296 kërkesa , ndër to 70 leje ndërtimi. Të hyrat nga lejet e ndërtimit për këtë periudhë kanë qenë 482. 963 euro, kurse të hyrat nga legalizimi i objekteve – 46,808 euro, ose gjithsej 529.771 euro, ka thënë Shefkiu.

Sektori i inspeksionit të ndërtimit, gjatë kësaj periudhe ka kryer 68 inspektime në terren, ka hartuar 55 procesverbale, ka nxjerrë 50 vendime për ndërprerje të punimeve, 8 vendime për rrënim, ka bërë 11 kallëzime penale në gjykatë, ka shqiptuar 14 dënime mandatore si dhe ka kryer aktivitete të tjera nga fusha që mbulon.

ARKATANA

Zyra e legalizimit ka pranuar 161 kërkesa në periudhën janar-mars, ka përfunduar 52 kërkesa, 36 të tjera i ka shqyrtuar, kurse të pa shqyrtuar janë 73 kërkesa. Ndërkaq, janë miratuar 49 kërkesa për legalizimin e 17.438 metrave katrorë sipërfaqe, për çka janë arkëtuar 46.808 euro.

Sa i përket të hyrave, Shefkiu ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 520 mijë euro, ose gati dyfish më tepër se vitin e kaluar (283 mijë euro), ndërkaq shpenzimet janë ulur në minimum – 6.738 euro e që janë përgjysmë më pak se vitin e kaluar (13.553 euro).

Shefkiu ka thënë se objektiva dhe prioritete të këtij viti për DUPMM janë shqyrtimi i drejtë dhe efikas i kërkesave të qytetarëve, hartimi i elaboratit të shpronësimeve, hapja e korridoreve të reja – rrugëve lidhëse dhe përmbledhëse dhe hapësirave tjera publike në kuadër të PRRU, caktimi i lokacionit për varrezat e qytetit, përfundimi i projektit të adresave, përcjellja e procesit të zbatimit të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, regjistrimi i objekteve të ndërtuara pa leje dhe të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.