Hidromorava

Komiteti për komunitete thotë se shefi i ZKK nuk po tregohet bashkëpunues

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Komunitete ka diskutuar të mërkurën për punën tremujore të Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK), por ka vendosur që ta shtyjë miratimin e raportit për mbledhjen e radhës, meqë u cilësua i mangët në disa pika. Komiteti pati vërejtje edhe sa i përket bashkëpunimit me shefin e ZKK, i cili, siç u tha nga kryesuesi Kemal Shahin, nuk vjen për të raportuar asnjëherë në këtë trupë komunale.

Ruzhdi Rashiti nga ZKK, ka thënë se në këtë tremujor, janë përkrahur tri familje të kthyera, dy prej tyre rome dhe njëra serbe si dhe janë shqyrtuar rastet të cilat i plotësojnë kushtet për t`u ndihmuar.

Sa i përket kthimit nga vendet e treta, në këtë periudhë janë riatdhesuar 60 familje. Prej tyre, një familje i plotëson kushtet për asistencë, ka thënë Rashiti. Përndryshe, ZKK disponon vetëm me të dhënat për personat që kthehen përmes aeroportit të Prishtinës, të cilët regjistrohen nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

ZKK është përfshirë edhe në projektin për ndërtimin e një mini-teatri për shkollën “Vuk Karagjiq” në Gjilan, që financohet nga IOM-i, ndërkohë që është duke bashkëpunuar edhe me organizata tjera ndërkombëtare, për sigurimin e disa bizneseve familjare, ku do të përfitojnë tre persona të kthyer dhe dy familje nga komunitetet.

Eco Higjiena

Me USAID-in po shikohet mundësia e financimit të projektit për ndërtimin e shkollës në fshatin Ponesh, ka thënë Rashiti.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete, tha se raporti nuk përmban listën e përfituesve dhe as arsyet pse të tjerët nuk janë ndihmuar ende, ndërkohë që u shpreh i pakënaqur sa i përket bashkëpunimit me shefin e ZKK, i cili nuk vjen asnjëherë në takimet e kësaj trupe komunale.

Shahin ka thënë shefi i ZKK është i obliguar jo vetëm të bashkëpunojë me Komitetin, por edhe të raportojë në takimet e tij. Vërejtje për shefin e ZKK adresuan edhe Shefik Surdulli, Bardhyl Kadriu e Fadil Demiroviq. Edhe përfaqësuesit serbë, Tomisllav Naskoviq e Zvonimir Tasiq thanë se shefi i ZKK duhet të vijë në mbledhje për të dhënë sqarime, por e arsyetuan mungesën e tij, meqë ai ka dërguar dy zyrtarë tjerë.

Përndryshe, gjendja e sigurisë në këtë komunë është vlerësuar e qetë. Sadete Sadiku nga policia e Kosovës, ka përmendur rastet e raportuara në periudhën ndërmjet dy takimeve të Komitetit, por të cilat nuk kanë pasur ndonjë reflektim të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.