Fundamenti

Komiteti për Komunitete miraton raportin e punës së ZKK

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Komunitete ka miratuar me disa vërejtje raportin e punës së Zyrës për Kthim dhe Komunitete (ZKK), për periudhën janar-mars të këtij viti, të cilin e ka prezantuar Ruzhdi Rashiti, zyrtar për kthim të qëndrueshëm dhe komunitete.

Kemajl Shahin kryesues i këtij Komiteti ka thënë se ZKK po kthehet gradualisht në binarë normalë, duke e marrë parasysh se më herët kishte refuzuar të ofronte raport, ashtu siç e kërkonte kjo trupë komunale.

Rashiti ka thënë se në këtë periudhë janë kthyer edhe 3 familje tjera nga shtetet e jashtme, ndërkaq kërkesa për asistencë të ndryshme kanë bërë 30 familje me 89 anëtarë si dhe 5 individë, të cilët janë dëbuar ose kthyer vullnetarisht nga Zvicra, Franca, Belgjika, Suedia, Hungaria apo shtetet tjera.

Sipas Rashitit, këto familje kryesisht kërkojnë strehim, ose meremetim të shtëpive ekzistuese, pako ushqimore, dru zjarri, barna, orendi, ndihmë në hapjen e bizneseve, ose asistencë të plotë. Në qytet janë kthyer deri tani 30 familje, ndërsa 5 të tjera në zonat rurale, ka thënë Rashiti.

Fadil Gashi është interesuar rreth përfshirjes së fëmijëve të komunitetit RAE në shkollim dhe integrimin e tyre në sistemin arsimor të Kosovës, duke marrë parasysh se ata vijnë nga shtete të ndryshme dhe nuk e njohin gjuhën e mjedisit.

Fundamenti

Elez Kurteshi, zyrtar për kthim, ka thënë se fëmijët e këtij komuniteti janë përfshirë në shkollim, duke nënvizuar se në arsimin fillor vijojnë 60 nxënës, në arsimin e mesëm – 14, ndërsa dy të tjerë janë në fakultete, njëri në Kosovë dhe tjetri në Bujanoc.

Bardhyl Kadriu (LDK) tha se transporti i nxënësve romë brenda qytetit krijon një pasqyrë të keqe për Gjilanin, ku siguria dhe liria e lëvizjes janë të plota. Edhe Galip Hiseni, përfaqësues i komunitetit rom, tha se është kundër transportit, nëse ai bëhet për shkaqe sigurie, por kjo është kërkesë e prindërve.
Edhe nga aspekti i Policisë së Kosovës, gjendja e sigurisë në Gjilan u vlerësua e qetë. Sadete Sadiku nga PK, tha se në Gjilan ekziston liri e pakufizuar e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Ajo nënvizoi dy raste që janë paraqitur në këtë periudhë. Në Ponesh janë paraqitur dy raste nga komuniteti serb, që ka të bëjnë me dëmtimin e të mbjellave nga kafshët. Hetimet kanë arritur që rastet t`i zbardhin dhe tani janë në prag të procedimit të mëtejmë.

Ndërkaq në Cërnicë, një fëmijë shqiptar i moshës 13-vjeçe është kanosur me thikë nga një i dyshuar serb i moshës 25-vjeçe. Rasti është kompletuar dhe është dorëzuar në prokurori, ka thënë Sadiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.