Fundamenti

Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyrës për Preshevë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë takimit të rregullt të Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar patëm në interpelancë personin e angazhuar (me kontratë në vepër) në Zyrën për Preshevë, Aid Berishën. Gjatë diskutimit, pamë se ai tërësisht i paaftë për ta drejtuar atë institucion. Në afro 30 pyetjet që i bëmë, dukej qartë se ai nuk i ka as njohuritë më elementare për Luginën e Preshevës, si dhe për luginasit që jetojnë në Kosovë ka thënë Latif Maliqi.

Është e papranueshme tallja e luginasve, duke emëruar njerëz në Zyrën për Preshevë, e që nuk marrin fare erë në çështjet e saj.

Hidromorava

I bëjmë thirrje kryetarit të komunës që urgjentisht të emëroj dikë tjetër këtë post, dikë më të përgatitur, dikë që mund sado pak t’i ndihmojë luginasit, e jo të tallet me ta, duke zbatuar marrëveshje të jashtëligjshme politike thuhet në reagimin e Latif Maliqit, kryesues i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitar./rajonipress/