Hidromorava

Komiteti për Barazi Gjinore kërkon që në emërtimet e rrugëve të ketë më shumë ferma

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Barazi Gjinore (KBGJ) nuk është i kënaqur sa duhet me emërtimet e rrugëve në qytet dhe zonat rurale, sa i përket respektimit të barazisë gjinore dhe kërkon nga Komisioni që ta përmirësojë përfaqësimin gjinor, derisa procesi nuk ka përfunduar ende.

Gjylshen Berisha, kryesuese e KBGJ, ka thënë se ligji për barazi gjinore duhet të respektohet edhe te emërtimet e rrugëve, duke nënvizuar faktin se edhe femrat kanë dhënë kontributin e tyre të pa mohueshëm në përpjekjet e gjata të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim. Ajo ka kërkuar që kjo sakrificë të vlerësohet e respektohet.

Berisha ka thënë se gruaja nuk është respektuar sa duhet as te emërtimet e mëhershme, duke nënvizuar se vetëm 6 për qind të shkollave, rrugëve dhe institucioneve tjera, kanë emra femrash. “Ka komuna në Kosovë, ku gjendja është edhe më keq, por Gjilani duhet të bëhet shembull pozitiv në këtë drejtim”, ka thënë Berisha.

Kryesuesja e KBGJ ka thënë se në fshatra duhet të merren parasysh për emërtime rrugësh edhe mësueset e para, të cilat kanë dhënë kontribut në arsimimin e fëmijëve të një vendbanimi të caktuar, në kohë dhe rrethana të vështira.

Fehmi Agushi, kryetar i Komisionit për emërtimin e rrugëve, ka thënë se më herët kanë qenë të emëruara 150 rrugë në Gjilan, ndërsa tani po emërohen dhe riemërohen 1000 rrugë në qytet dhe fshatra, ndërkaq sipas ligjit për digjitalizimin e adresave, edhe 200 emërtime duhet të jenë rezervë.

Fundamenti

Sa i përket kriterit gjinor, ai ka thënë se deri më tani, 47 rrugë, ose mbi 9 për qind të rrugëve në qytet, mbajnë emra të fermave, ndërkaq në fshatra, është vetëm një.
Duke dhënë sqarime në interesimet e Sabri Rexhepit (AAK), Xhyzide Ismajlit (PDK) dhe anëtarëve tjerë të KBGJ, sa i përket kritereve bazë, ai ka theksuar se është marrë parasysh kontributi i personit në një fushë të caktuar.

Fazli Abdullahu, koordinator komunal për të drejta të njeriut dhe barazi gjinore, ka thënë se është e rëndësishme që komuniteti i një rruge të caktuar të pajtohet me propozimin, në mënyrë që emërtimet të jenë të pranueshme dhe të qëndrueshme në kuptimin kohor.
Përndryshe, në takimin e KBGJ kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e KFOR-it turk.

Renan Imami, zëvendëskryeues i KBGJ, i ka falënderuar ata për interesimin që kanë treguar dhe është shprehur i bindur se do të ndihmojnë në lehtësimin e bashkëpunimit me Bursën si dhe qytetet tjera të Turqisë, me të cilat është binjakëzuar komuna e Gjilanit.

Përndryshe, KBGJ ka miratuar edhe raportin e punës së vitit 2015 si dhe planin për vitin 2016, ku siç ka thënë Gjylshen Berisha, prioritet do të jenë angazhimet për fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.