UBT

Komiteti i Shërbimeve Publike miraton raportet e dy drejtorive të linjës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim (KSHPBMSH) ka miratuar të hënën raportet e punës së gjashtëmujorit të parë, të dy drejtorive të linjës dhe i ka lavdëruar ato për realizimin e detyrave të planifikuara.

Isa Agushi, kryesues i KSHBMSH, ka thënë se të dyja raportet janë gjithëpërfshirëse dhe të detajuara për punët e kryera gjatë kësaj periudhe të vitit, duke shtuar se me buxhet të varfër sa kanë Komunat, është vështirë të arrihen të gjitha përnjëherë.

Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se në të vërtetë raporti është pesëmujor dhe ka shtuar se të gjitha obligimet e planifikuara për këtë periudhë, janë kryer me sukses, ndërkohë që është përgjigjur edhe në pyetjet konkrete të anëtarëve të kësaj trupe komunale, Ilir Tahiri, Burhan Selmani, Mizafere Ismajli, Hamid Azemi, Krenare Latifi e Ramadan Ajvazi, që kishin të bënin me infrastrukturën rrugore, trotuaret, ndriçimin publik, sinjalizimin vertikal dhe horizontal, shpronësimet, trafikun urban dhe të tjera.

Uji Dea

Ndërkaq, raportin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka prezantuar drejtori Ensar Kadriu, i cili ka nënvizuar ushtrimin e përbashkët me FSK-në “Reagimi i përbashkët”, që e ka vlerësuar mjaft të suksesshëm si dhe rënien e numrit të zjarreve, në krahasim me vitin e kaluar, duke e konsideruar këtë rezultat të vetëdijesimit të qytetarëve.

Po ashtu, Kadriu është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komitetit, për çështje konkrete nga fushëveprimtaria e kësaj drejtorie.

Njëherësh, Komiteti e ka miratuar edhe raportin e punës së vetë për këtë periudhë gjashtëmujore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.