Eko Higjiena

Komiteti i Pronës i jep përkrahje nismës për dhënien në shfrytëzim të tokës publike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Gjeodezi, Kadastër, Pronë e ka shqyrtuar nismën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për dhënien e një parcele publike në shfrytëzim, në përputhje me dispozitat ligjore dhe e ka rekomanduar atë në procedurë të mëtejme, me qëllim që të ndihmohet zhvillimi ekonomik dhe njëherësh të përfitojë edhe Komuna nga pronat, që aktualisht nuk shfrytëzohen për asgjë.

Sipas zyrtarëve komunalë, janë shtuar kërkesat për tokë publike. Sali Fazliu, shef i sektorit të Pronës, përmend 4-5 raste vetëm për një parcelë në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, ku persona të ndryshëm dëshirojnë të hapin ndonjë agrobiznes.

Dhënia e tokës komunale në shfrytëzim për një periudhë kohore prej 15 vitesh, është interes publik, sepse në këtë mënyrë krijohen kushte për zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të punës, që mungojnë aq shumë, thotë Fazliu.

Sipas tij, toka nuk do të jepet për biznese që nuk përkojnë me destinimin që ka një pronë e caktuar.

Eco Higjiena

Anëtarët e Komitetit, Arjeta Rexhepi (VV), Fadil Hajdari (PDK), Venhar Haziri (LDK), Arben Maliqi (LDK) dhe të tjerë, thonë se në ankand duhet të përfshihen edhe prona tjera publike, për të parë interesimin e qytetarëve dhe kompanive të ndryshme për të marrë tokën komunale në shfrytëzim për një periudhë 15-vjeçare.

Ata kanë thënë se prona nuk duhet të jepet për biznese që nuk përkojnë me destinimin që ka toka dhe për biznese që mund t`i pengojnë banorët përreth.

Nevzad Rushti, kryesues i Komitetit të Pronës, ka thënë se kriteret i përcakton komisioni komunal, ndërkaq përfituesin e përcakton konkurrenca, përmes ankandit publik, duke sqaruar se ekziston edhe një komision për ankesa.

“Personalisht e pëlqej këtë ide, sepse është një mundësi për zhvillim ekonomik, përmes dhënies në shfrytëzim të tokës komunale, që tani rri djerrinë dhe nuk ia sheh hairin askush”, thotë Rushiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.