Hidromorava

Komiteti i Helsinkit: Spastrim etnik mbi shqiptarët në Serbi, të ndalet pasivizimi i adresave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka publikuar një raport me titullin “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Kosove – Serbi”.

Në të rendit të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët atje, nga mosnjohja e diplomave te pasivizimi i adresave, duke mos ngurruar ta quajë këtë spastrim etnik.

“Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është, në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

Mobi Casa

Duke u rikthyer te pasivizimi që rrudh në mënyrë artificiale numrin e shqiptarëve në Medvegjë, Bujonac dhe Presheve, raporti thekson:
“Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe, në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për përballjen me të kaluarën, është humbur mundësia për të ndjekur penalisht rastet e vrasjes, abuzimit, dhunës dhe rrëmbimit të civilëve në periudhën midis 1996 dhe 2002.

Sipas Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, është e nevojshme të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve. Ajo që është tregues, është se kjo masë zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa thekson se Serbia duhet të mbajë parasysh tu japë shqiptarëve në Serbi të njëjtin status që kërkon për serbët në Kosovë. /BW