Mobi Casa

Komiteti i Gjilanit nderon kontributin e jashtëzakonshëm të Ymer Demollit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Paraprakisht, Komiteti e ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të zyrtarit komunal, njëherësh anëtar i këtij Komiteti, Ymer Demolli, i cili dje e humbi betejën me COVID-19.

Nënkryetari Ismajli e ka vlerësuar lartë angazhimin e Demollit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili për dy dekada shërbeu në mënyrë profesionale në cilësinë e zyrtarit për planifikim emergjent.

GRANDEMALL

Ndërkohë, nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht 72 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq njoftoi se 624 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19399 mostra, 5938 kanë rezultuar pozitivë, 5185 janë shëruar, 129 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 624 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 72 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 171 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.