UBT

Komiteti i Gjilanit kundër COVID-19 vlerëson se fal lojalitetit qytetar ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti Komunal i Gjilanit kundër parandalimit dhe përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten takimin ditor për vlerësimin e gjendjes.

Në takim u tha se gjendja është nën kontroll të plotë, derisa u theksua se fal lojalitetit qytetar, ka rënë dukshëm numri i rasteve, duke shpresuar se trendi i rënies do të vazhdojë edhe më shumë, për ta ulur lakoren në pikën zero.

Uji Dea

Gjatë takimit, është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të t’i respektojnë masat si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me COVID-19 brenda gjashtë muajve është si vijon: 961 raste pozitive në total, 838 të shëruar, 81 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 43 të vdekur dhe 30 mostra në pritje./rajonipress/