Uji Dea

Komiteti i Gjilanit kundër COVID-19 mban takim me drejtorët e shkollave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Gjilanit, duke respektuar masat kundër virusit. Qëllimi i takimit, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, ka qenë vlerësimi i procesit mësimor gjatë këtyre dy javëve, lidhur me respektimin e masave anti-COVID-19.

Ismajli, në emër të Komitetit, ka kërkuar mobilizim shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit corona, duke monitoruar në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me mbajtjen e maskave, mos grumbullimin, përkatësisht mbajtjen e distancës.

Mobi Casa

Në takim të Komitetit kanë marrë pjesë dhe kanë adresuar qëndrimet e tyre edhe Dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP’së në Gjilan, Ukshin Ismaili, drejtor Klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mireqënie Sociale, Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF’së, sikurse edhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.