FITORJA

Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbrëmjen e të martës takim i Komitetit emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ku janë bërë vlerësimet pas 14 rasteve të fundit pozitive.

Në takim u tha se situata është nën kontroll të plotë, pas konfirmimit të 14 rasteve pozitive me Covid-19, të cilët janë vendosur në karantinë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

ARKATANA

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja e të infektuarve është e mirë e me simptoma të lehta, derisa në emër të Komitetit, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.

“Do të vazhdojmë me masat e shtuara në Gjilan dhe bashkë me Policinë e Kosovës, jemi 24 orë në krye të detyrës. Po punojmë në identifikimin e të gjitha kontakteve të të infektuarve në mënyrë që ta menaxhojmë situatën në mënyrën më të mire. Sonte dhe nesër do të kontaktohen të gjithë nga shtabi emergjentë”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.