ARKATANA

Komiteti i Arsimit rekomandon rritjen e numrit të bursave për studentë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Arsim (KA) i ka shqyrtuar të martën kriteret për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve për studentët e dalluar të komunës së Gjilanit dhe me disa ndryshime të vogla, i ka rekomanduar Kuvendit Komunal miratimin e tyre në seancën e ardhshme, bashkë me propozimin për emërimin e komisionit për ndarjen e bursave.
Komiteti e mirëpriti propozimin e drejtorit të Arsimit, Bujar Nevzati për rritjen e numrit të bursave për studentët që studiojnë jashtë komunës së Gjilanit, nga 40 sa ishte vitin e kaluar, në 50. Ndërkaq, 30 bursa do të ndahen për studentët që studiojnë brenda komunës së Gjilanit.

Shkëlqim Latifi, kryesues i KA, ka thënë se vlera e bursave mbetet e njëjtë me vitin e kaluar. Studentët që ndjekin studimet në Gjilan, do të marrin nga 40 euro, ndërsa ata që studiojnë jashtë Gjilanit – 60 euro.

Bujar Nevzati, drejtor për Arsim, ka thënë se nevojat për bursa janë edhe më të mëdha, veçmas për studentët që vijojnë jashtë Gjilanit, por kaq lejojnë mundësitë buxhetore për këtë vit.

Komiteti vendosi që njëkohësisht t`i rekomandojë kryetarit të Komunës që të shikojë mundësitë buxhetore për rritjen në 100 të numrit të bursave.

FIDANISHTJA

Komiteti i mori parasysh edhe propozimet e anëtarëve të vetë që përparësi të kenë studentët e drejtimeve deficitare, ndërkaq nuk e mori parasysh propozimin për ndryshimin e kriterit për studentët e universiteteve publike, që poentohen me 2 pikë dhe atyre private, që poentohen me një pikë.

Komiteti mbështeti në mënyrë unanime edhe propozimin për nominimin e arsimtarit Nexhat Rexha për çmimin vjetor në nivel vendi “Shaban Jashari” që e ndan MASHT-i.

Shkëlqim Latifi, kryesues i Komitetit të Arsimit, ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, pos këtyre rekomandimeve, në rend dite për miratim do të jenë edhe emërtimi i shkollave, që ende nuk janë pagëzuar si dhe rekomandimet tjera që janë dërguar nga ky Komitet. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.