ARKATANA

Komiteti i Arsimit rekomandon rishikimin e formës së organizimit të testit të maturës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti i Arsimit (KA), si trupë profesionale e Kuvendit Komunal në sferën e arsimit, në takimin e radhës, ka diskutuar për testin e maturës, duke rekomanduar që forma e tashme e organizimit të ndryshohet në të ardhmen, duke gjetur zgjidhje tjera që janë më të favorshme për nxënës.

Arben Mehmeti, kryesues i KA, ka thënë se manipulimet në testin e maturës janë evidente në gjithë Kosovën dhe ky është një shqetësim yni i përbashkët, që nuk ka të bëjë vetëm me Gjilanin.

Edhe anëtarët tjerë të KA, Rashit Sahiti, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fehmi Sylejmani, Florina Jerliu e Ajtene Shahiqi, janë shprehur kritik ndaj formës së tashme të organizimit të testit të maturës, duke kërkuar ndryshime, ndërkaq sa i përket testit të arritshmërisë, që mbahet për klasat e nënta, u tha se ai duhet të hiqet fare dhe si kriter për regjistrim në shkollimin e mesëm, të merret suksesi i shkollimit fillor.

Nazmi Musa, drejtor për Arsim, tha se për testin vendos MASHT-i, ndërsa ne mund të flasim vetëm për cilësinë e arsimit në komunën tonë. Sa i përket komunës së Gjilanit, Musa tha se testi është organizuar sipas standardeve dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje në proces.

Komiteti është njoftuar edhe për procedurat e ndarjes së bursave për studentë, me ç`rast Rashit Sahiti, kryetar i komisionit, ka thënë se sivjet do të ndahen 125 bursa dhe 25 shpërblime për studentë të dalluar, ndërkaq kanë aplikuar gjithsej 233 studentë, përfshirë edhe komunitetet.

Mobi Casa

Sahiti ka garantuar se do të respektohen kriteret ekzistuese për ndarjen e bursave, por Fazli Abdullahu, koordinator i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, ka tërhequr vërejtjen se kriteri i poentimit të studentëve të Universiteteve Publike me një pikë më shumë se sa ata të Universiteteve Private, përbën shkelje, sikurse edhe përjashtimi nga e drejta e aplikimit për bursë, të studentëve të kësaj komune që studiojnë në Shqipëri ose diku tjetër ashtë shtetit.

Edhe kryesuesi i KA, Arben Mehmeti është pajtuar se ky kriter është diskriminues, por ka thënë se kriteret janë miratuar nga përbërja e kaluar dhe ka premtuar se do të diskutohen e rishikohen për vitin e ardhshëm, meqë sivjet konkursi është shpallur dhe tashmë janë kryer shumica e procedurave.

“Ne do t`i diskutojmë në KA të gjithë emrat e përfituesve, procedurën e zgjedhjes së tyre, për t`u siguruar se procesi është zhvilluar në mënyrë korrekte”, ka thënë Mehmeti.
Duke e marrë parasysh interesimin shumë të vogël të semimaturantëve për shkollën e Bujqësisë, Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se Komiteti do të duhej të rekomandonte për Kuvend Komunal ndarjen e bursave për nxënësit që regjistrohen në shkollën e bujqësisë, për të stimuluar interesimin e të rinjve për këto profile.
Përndryshe, KA është njoftuar nga drejtori Musa edhe për procesin e zgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe sekretarëve në disa shkolla të Gjilanit.

Musa është përgjigjur edhe në interesimet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e kësaj trupe komunale në takimin e kaluar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.