Eko Higjiena

Komiteti i Arsimit kërkon stimulimin e nxënësve të cilët dalin fitues në gara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti i Arsimit (KA) ka diskutuar të mërkurën për vizitën e delegacionit arsimor në Turqi dhe përfitimet nga kjo vizitë, për konkursin e fundit të Drejtorisë së Arsimit dhe ka kërkuar sqarime për arsyet e shtyerjes së tij si dhe për disa çështje të tjera të kësaj fushe. Njëherësh, KA i ka kërkuar DKA-së që të ndalojë përdorimin e hapësirave sportive brenda shkollave për nevoja komerciale, ndërsa ka kërkuar stimulim për nxënësit të cilët dalin fitues në gara të ndryshme komunale, republikane, mbarëkombëtare apo ndërkombëtare.

Me kërkesën e kryesuesit të kësaj trupe komunale, Arben Mehmeti, KA ka diskutuar për problemin e shfrytëzimit të sallave sportive nëpër shkolla nga klubet private dhe pas një diskutimi të gjerë, ku janë përfshirë Ajtene Shahiqi (AAK), Idriz Ramadani (LDK), Fehmi Sylejmani (VV), Arta Hyseni (LDK) dhe Shukrije Rapuca (PDK), ka vendosur që t`i rekomandojë DKA-së që të ndalojë këtë praktikë.

Klubet të cilat kanë nevojë për hapësira sportive, duhet të orientohen në palestrën sportive, Qendrën Rinore apo gjetiu dhe t`i nënshtrohen rregullores komunale për tarifa, gjoba dhe ngarkesa komunale.

Sa i përket konkursit për drejtorë, u tha se konkurset duhet të respektohen dhe se në rast të përsëritjes së tyre, qoftë për shkak të mos përmbushjes së kriterit etnik, qoftë për shkak të kriterit gjinor të aplikantëve, duhet të jepen arsyet e nevojshme.

Uji Dea

Vërejtjet më të mëdha kishin të bënin me shkollën “Musa Zajmi”, ku siç u tha, konkursi për drejtor është shpallur dy herë, por drejtori i ri nuk është zgjedhur ende.

Propozimin për stimulimin e tre nxënësve më të suksesshëm në gara, si mënyrë motivimi edhe për të tjerët, e ka bërë Fehmi Sylejmani (VV) dhe ai ka marrë mbështetje edhe nga anëtarët tjerë të KA.

KA ka diskutuar edhe çështje të tjera të fushës së arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.