FIDANISHTJA

Komiteti Botëror i Paqes shpall Lutfi Hazirin Figurë të Paqes në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Dr. Djuyoto Suntani, me seli në Indonezi, ka shpallur kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me Çmimin e Paqes në Kosovë, duke e vlerësuar në kuadër të personaliteteve të fuqishme botërore që janë kontribues të vazhdueshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Çmimin ia ka dorëzuar ambasadori i Komitetit Botëror të Paqes në Republikën e Kosovës, dr. Rabit Sadiku.
Në këtë Çmim / Dekoratë mes tjerash thuhet:

“Në emër të Komitetit Botëror të Paqes, dëshiroj t’u përgëzoj juve, familjen tuaj të shkëlqyeshme, stafin dhe tërë komunitetin e Gjilanit, të shoqëruar me lutjet që përsosmëria juaj gjithmonë të ketë sukses në udhëheqjen e qytetit të Gjilanit dhe shtetit të Kosovës, çka jam shumë i bindur se jeni në gjendje të krijoni klimë për paqe në Ballkan”.

Hidromorava

“Në emër të bashkësisë ndërkombëtare prej 202 shtetesh, si president i Komitetit Botëror të Paqes, kemi vendosur që t’ju nderojmë me titullin e nderit, shkëlqësinë tuaj si: “Figurë Paqësore në Kosovë”, për luftën dhe punën e madhe që keni bërë deri më tani në arritjen e paqes”.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se presidenti i Komitetit Botëror të Paqes do ta vizitoj Gjilanin gjatë kësaj vere dhe qëllimi është thellimi i bashkëpunimit edhe në fusha të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.