ARKATANA

Komisoneri i ri për Zgjerim: Serbia s’mund të hyjë në BE pa arritur marrëveshje me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komisioneri për Zgjerim i BE’së, hungarezi Olivér Várhelyi, ka thënë se pavarësisht saj se çfarë Serbia ka punuar, nuk mund të integrohet në Bashkim Evropian pa arritur një marrëveshje me Republikën e Kosovës.

“Për të gjithë regjionin Serbia dhe Kosova janë një çështje kryesore. Ne po shikojmë se si dy vendet mund të vijnë drejt një zgjidhje afatgjate dhe paqësore, por kjo nuk mund të ndodhë vetë”, ka thënë Várhelyi, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se një marrëveshje mes dy palëve është e nevojshme.

Tutje Komisionari për Zgjerim ka thënë se dialogu duhet të rinisë dhe se për të ndodhur një gjë e tillë fillimisht duhet të hiqet taksa.

Hidromorava

“Dy vendet duhet të ulen bashkë dhe hapi i parë që Kosova duhet të marrë është heqja e taksës”, ka thënë Várhelyi.

Sipas tij është shumë pak e mundur madje e pamundur që pa e hequr taksën të rinisë dialogu për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe emisari special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe gjithashtu nga Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.