Fundamenti

Komisioni vendos ta transferojë në një detyrë të ngjashme ish drejtorin e Gjimnazit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komisioni disiplinor i kryesuar nga Blerim Bushtica ka vendosur që ish drejtorin e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Zejnullah Zejnullahun për shkak se ka kryer shkelje serioze të detyrës punuese ta largoj nga zyra dhe ta transferojë në një lokacion tjetër, me detyra të ngjashme dhe ndalim të gradimit për dy vite.

Procedura disiplinore e iniciuar ndaj ish drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdinit”, Zejnullah Zejnullahut tashmë ka marrë një përfundim, pasiqë komisioni disiplinor i kryesuar nga Blerim Bushtica, Sadri Arifi dhe Ajninur Sherifi ka vendosur që për shkak se ish drejtori ka kryer shkelje serioze të detyrës punuese ta largoj nga zyra dhe ta transferojë në një lokacion tjetër me detyra të ngjashme dhe ndalim të gradimit për dy vite.

Vendimi i komisionit e obligon drejtorinë komunale të arsimit që shërbyesin civil Zejnullah Zejnullahun ta caktojë në detyra punuese të përshkruara në bazë të vendimit.

FITORJA

Komisioni ka shqyrtuar të gjitha provat e ofruara nga DKA dhe vet Zejnullah Zejnullahu. Komisioni si prova relevante ka marrë mos mbikëqyrjen e nevojshme në mënyrë permanente të kujdestarëve të klasave të –X- ku nxënësit kanë mbetur të pa regjistruar , ku edhe është krijuar tollovi në procesin mësimor.

Komisioni gjithashtu ka konstatuar se nëpunësi civil Zejnullah Zejnullahu nuk i ka respektuar rregullat e mirësjelljes së shërbyesve civil, pasiqë i njëjti gjatë mbajtjes së konferencës për medie në zyrën e kryetarit të komunës gjatë diskutimeve nuk e ka respektuar konceptin e sjelljes së mirë lidhur me rastin e ekskursionit të nxënësve , duke përdorur fjalë denigruese- jo të mira ndaj institucioneve komunale të ndërlidhura me këtë rast, me çka edhe ka ulur autoritetin e këtyre institucioneve në përgjithësi dhe të kryetarit të komunës në veçanti thuhet në vendimin e komisionit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.