Eko Higjiena

Komisioni për monumente është duke përgatitur detajet për vendosjen e tyre

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka mbajtur sot takim pune me komisionin komunal për vendosjen e monumenteve, për “Heroinat e Gjilanit” dhe atë për “Gurbetqarët”, dhe kështu janë duke koordinuar angazhimin e mëtejmë deri në realizimin e plotë të projektit.

Në prezantimin e punës së deritanishme, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se me përkrahjen e kryetari të Komunës, Lutfi Haziri, është duke ecur në mënyrën më të mirë ky projekt dhe shumë shpejtë do të nis puna konkrete e vendosjes së monumenteve.

Mobi Casa

Ajo ka thënë se është duke u punuar në gjetjen e lokacionit meritor për këto monumente dhe monumente të tjera gjatë të ardhmes.

Mes tjerash drejtoresha Limani, ka potencuar se projekti do të kaloj edhe nën dëgjimin publik të artistëve, ekspertëve të fushës së planifikimit dhe arkitekturës, por edhe grupit të grave e më pas do të hapet thirrja publike për idenë më të mirë apo thirrjen për realizim të projektit të vendosjes në bazë të specifikacioneve që komisioni do t’i precizoj. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.