UBT

Komisioni Parlamentar për bujqësi ndahen të kënaqur me zbatimin e ligjit në bujqësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me këtë rast Kryesuesi i Komisionit Parlamentar, Adem Salihaj ka thënë se janë në një vizitë nëpër Komunat e Kosovës për të mbledhur informacione zyrtare mbi zbatimin e këtij ligji në praktikë dhe nëse është e nevojshme, plotësimi i tij pas rekomandimeve që do të përmblidhen në një raport i cili do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë pritur Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Mjedis, që kryesohej nga Adem Salihaj dhe anëtari i këtij komisioni, Murat Hoxha, të cilët janë interesuar për zbatimin e ligjit për Inspeksionin Bujqësor në veçanti.

Me këtë rast Kryesuesi i Komisionit Parlamentar, Adem Salihaj ka thënë se janë në një vizitë nëpër Komunat e Kosovës për të mbledhur informacione zyrtare mbi zbatimin e këtij ligji në praktikë dhe nëse është e nevojshme, plotësimi i tij pas rekomandimeve që do të përmblidhen në një raport i cili do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

UBT

“Jemi të interesuar kryesisht për zbnatimin e ligjit në përgjithësi, për tokën bujqësore dhe mbrojtjen e saj, për nivelin e pyjeve, mjedisin dhe aspekte të tjera në kuadër të inspektoriatit bujqësor. Nga ajo që kemi parë deri më tani në Gjilan, jemi të kënaqur me zbatimin e ligjit në përgjithësi”, ka thënë kryesuesi Salihaj.

Ndërsa, nënkryetari Kadriu dhe drejtori Ramadani kanë dhënë informacionet e përgjithshme lidhur me inspektoriatin bujqësor dhe zbatimin e ligjit, sikur që kanë folur edhe për inspetoriatin bujqësor, sfidat dhe problemet që ekzistojnë në Komunën e Gjilanit./rajonipress/