Mobi Casa

Komisioni Parlamentar i Kosovës po qëndron në Luginë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Parlamentit të Kosovës, të kryesuar nga drejtuesi i tij, deputeti Nait Hasani, kanë nisur vizitën e tyre zyrtare dyditëshe në Luginën e Preshevës.

Në takimin e parë të zhvilluar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari i këtij organi Jonuz Musliu, fillimisht deputetët e Kuvendit të Kosovës i njoftoi me përbërjen dhe funksionimin e Këshillit.

Më tej, delegacioni në fjalë u njoftua me problemet e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht mungesa e teksteve shkollore në të gjitha nivelet e arsimit, shpejtimi i procesit të njohjes së diplomave universitare dhe angazhimin konkret lidhur me lejimin e përdorimit të teksteve shkollore nga Kosova dhe Shqipëria, raporton portali Titulli.com.

Deputeti nga Kosova Nait Hasani theksoi që kjo është vizita e parë zyrtare në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës, prandaj shprehu përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtyre problemeve në kuadër të punëve që bën Komisioni i arsimit dhe angazhimin e tërësishëm të institucioneve të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Hidromorava

Pas takimit të zhvilluar në selinë e KKSH-së, përfaqësuesit në fjalë, të shoqëruar edhe nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, janë takuar edhe me deputetët popullor në parlamentin republikan.

Në takim e dytë me deputetët nga Lugina e Preshevës, Riza Halimin e Shaip Kamberin, është biseduar për gjendjen e arsimit shqip në Luginë i cili po ballafaqohet me probleme të shumta, ndërsa në veçanti në fokus të bisedës ka qenë çështja e njohjeve të diplomave.

Deputetët shqiptarë, me këtë rast, kanë kërkuar nga mysafirët kosovarë që kjo çështje të ritheksohet sërish në bisedimet e Brukselit midis zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje adekuate për të rinjtë e Luginës që kanë përfunduar studimet në Universitetet e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Luginë, përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport pranë Parlamentit të Kosovës do të takohen edhe me krerët e Bujanocit dhe Preshevës, do të vizitojnë disa shkolla, ndërsa vizita e tyre përfundon me takime në komunë të Medvegjës. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.